Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, e cila tronditi mbarë opinionin publik, ku xhaxhai i preu kokën nipit, gjykata ka marrë vendim ndaj tij.
Mësohet se Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Jorgo Zanin, autorin e masakrës së 12-vjeçarit A.Z në Palasë të Himarës.
30-vjeçari Zani akuzohet për vrasje me paramendim të të miturit.
Jorgo Zani, autori i masakrimit të një fëmijë vetëm 12 vjeç, ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës me probleme të rënda mendore.
Ndërkohë e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur prindërit e djalit 12 vjeç nuk ishin në shtëpi. Familjarët e 12 vjeçarit kishin dy ditë që ishin larguar dhe kishin lënë djalin e tyre në banesën e gjyshes.