Dy mashtrues janë arrestuar. Shkak është bërë një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe valute e cila më pas është sekuestruar. Gjatë operacionit ‘Exhange” atyre iu vunë pragat. Ata janë bashkëshortët Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ata në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.
Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- 773.400 lek
- 450 euro
- 100 dollar
- 350 paund.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale "Mashtrim i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.