Dy shtetas përkatësisht 25 dhe 33 vjeç janë arrestuar nga policia e Korçës për trafikim të lëndëve narkotike.
Në momentin e arrestimit në zonën e Maliqit, personave iu janë gjetur edhe 8 kg kanabis.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza prodhim edhe trafikim i lëndëve narkotike të kryer në bashkë punim.
NJOFTIMI
MALIQ-KORÇË
Policia godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.”
Specialistët për Narkotikët, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, sekuestrojnë 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, bashkëpunëtorë mes tyre.
Në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e rasteve të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe nga veprime të mirëkoordinuara, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
M.K, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe
L. Xh, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.
Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.