Policia ka arrestuar një 19 vjeçar me akuzën e trafikimit të femrave të mitura për prostitucion.
Klevis Mulgeci, 19 vjeç, banues në Tiranë, është denoncuar nga një vajzë e mitur 14 vjeçare me inicialet I.K, se e ka mashtruar duke i premtuar pushime në Kosovë.
Mirë po pas mbërritjes në Kosovë, vajza është detyruar të ushtrojë prostitucion. E mitura ka mundur të shkëputet nga rrjeti i shfrytëzimit të Mulgecit dhe pas mbërritjes së saj në Shqipëri, denoncoi 19-vjeçarin i cili u prangos nga Policia e Tiranës.