Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër” ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Deadfall”. Si rrjedhojë, Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 21 vjeçares L.Livalli, nën akuzën se ka mbjellë kanabis, në bashkëpunim me shtetasin Prel Dushku 32 vjeç dhe Artan Livalli 23 vjeç, banues në Grudë të Re.
Janë asgjësuar 5671 bimë të kultivuara në 24 parcela në fshatin Pepaj, një- sia administrative Shosh, Shkodër. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve”, bëri të ditur Policia.
“Prel Dushku, Artan Livalli dhe L. Livalli akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, njoftoi Policia e Shkodrës.