INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 34- vjeçari në Vlorë. Tre javë më parë plagosi me armë një person

Arrestohet 34- vjeçari në Vlorë. Tre javë më parë plagosi me armë një person

Publikuar më: 17:52 08-06-2018
Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit në lagjen ''Pavarësia'', ngjarje e ndodhur tre javë më parë.
Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj, 34 vjeç, banues në Vlorë.Në momentin e ndalimit nga policia u sekuestrua arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMË X5.
Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ku ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.
Në cilësinë e provave materiale është  sekuestruar arma tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMË X5 me targa AA838DS.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107