4 efektivë të policisë janë vënë në pranga për kontrabantë. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë se ka arrestuar 4 efektivë policie, të cilët kanë lejuar kalimin e kafes kontrabandë.
Sipas policisë, në pranga janë vënë Agim Berisha 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec; Agron Nela 41 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec, Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec dhe Mirel Dalaci, 40 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.
Arrestimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit, pasi në datë 11 qershor kanë lejuar kalimin në Shishtavec të automjetit tip Scania me targë AA763DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili.