Një 61 vjeçar është arrestuar nga policia e Kuçovës për kultivim të lëndëve narkotike.
I arrestuari Fation Pepa, banues në Kuçovë prangosë pas një kontrolli që u bë në fshatin Spolat, Divjakë, në një tokë të mbjellë me ullinj, të cilën e kishte marrë me qira, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 kilogram kanabis e futur në një bidon plastik nën tokë.
Materialet i Kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.