Një banor i në Korçë është arrestuar, pasi është kapur gjatë votimit të djeshëm duke shpërndarë para në këmbim të votave. Në prangat e policisë ka rënë Pajtim Myrtollari, 55 vjeç, banues në Korçë i cili akuzohet për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Ai është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 200 000 lekë për një subjekt të caktuar politik.
Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj R.D, 61 vjeç, banues në Korçë (me detyrë koordinator i një subjekti politik)
Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr 6 në Korçë, në automjetin e tij me targa AA240KI, i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 170 000 lekësh të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë lidhur me veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.