INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet një italian dyshime të forta për pastrim parash. Ja ngjarja…

Arrestohet një italian dyshime të forta për pastrim parash. Ja ngjarja…

Publikuar më: 16:22 25-02-2016

Prokuroria ka zbuluar se një shtetas Italian ka depozituar në një prej bankave shqiptare një shumën prej 640 mijë Euro, të pajustifikuar dhe me dokumente të falsifikuara. E për këtë arsye A. Donadon është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet për pastrim parash.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për italianin i dyshuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “falsifikimit të dokumentave”, pasi ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri një shumën prej rreth 640.000 euro, me burim të pajustifikuar. Ky shtetas ka sjellë në bankë disa çeqe për klering nga një bankë e San Marinos. Këto çeqe, pas mbarimit të afatit 45 ditor dhe verifikimit financiar, nëse rezultojnë të rregullta, konvertohen në para që i kreditohet personit që ka depozituar çeqet.
Nga veprimet paraprake proceduriale, Prokuroria e Tiranës dyshon se shtetasi italian A. Donadon po kryen veprimtarinë e pastrimit të parave, pasi vërtetësia e çeqeve nuk është konfirmuar. Në këto kushte, Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij, i cila është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Për vërtetimin e burimit të fondeve të përshkruara A. Donadon ka depozituar në bankë një kontratë depozite bankare si dhe një statement llogarie personale pranë bankës të San Marinos të dt. 11.04.2014 e cila tregon se në këtë datë ka një gjendje prej 729.846 Euro por që nuk kuptohet se nga është burimi i këtyre fondeve.
Gjithashtu shtetasi italian A. Donadon ka deklaruar në bankë se ka marrëdhënie biznesi të firmës së tij me Shqipërinë (furnizon klinikat dentare me aparatura) ndër të tjera dhe institucionin “XXXX’, dhe se dëshironte të zhvendoste një pjese të aktivitetit të tij këtu por nuk kishte ende ndonjë investim/dokumentacion mbi projekte biznesi.
Nga të dhënat dhe QKR në emër të A. Donadon nuk rezultojnë të dhëna të tjera përveç transaksioneve të përshkruara më sipër. Nuk rezulton biznes i regjistruar.
Si konkluzion nga informacioni për referimin e veprës informohemi si vijon:
Vlera e konsiderueshme prej 640.000 EUR e çeqeve të depozituara njëherësh.
Dokumentacioni justifikues i paqarte për burimin e fondeve.
Fondet vijnë nga San Marino, vend i njohur si parajse fiskale ndërsa shtetasi A. Donadon ka deklaruar se ka aktivitet biznesi në Itali.
Tërheqjet cash në vlerë të konsiderueshme për investime dhe deklaratat e pa vërtetuara për aktivitet biznesi.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127