Policia italiane ka arrestuar orët e para të ditës së sotme, bosin e mafies kalabreze ‘Ndrangheta”. Në pranga ka rënë Antonino Pesce, bosi 26-vjeçar i klanit Pesce, njeriu i fundit i spikatur i ‘Ndranghetas’. Bosët e tjerë kanë përfunduar më parë pas hekurave, pas operacioneve që ka ndërmarrë policia italiane. Klani i Pesces konsiderohet si një ndër më të fuqishmit ekzistues të ‘Ndraghetas’, me interesa që shkonin përtej jugut të vendit, duke kaluar edhe kufijtë e Italisë. Sipas autoriteteve italiane, gama e aktiviteteve të klanit Pesce përfshin trafikun e drogës, kontrollin e portit, zhvatje, dhe tregun bujqësor, sidomos atë të agrumeve. Prania e klanit Pesce është e regjistruar edhe jashtë, me lidhje në Shqipëri, Austri, Greqi, Gjermani e Francë. Sipas të dhënave, klani Pesce akuzohet se merrte drogë nga Shqipëria.