INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet pas një viti shqiptari që grabiti gjysmë milion euro bizhuteri në Maltë

Arrestohet pas një viti shqiptari që grabiti gjysmë milion euro bizhuteri në Maltë

Publikuar më: 09:30 19-11-2018

Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë malteze. Mediet vendase raportojnë se shqiptari u kap në një tentativë të dështuar për t’u arratisur pranë aeroportit.  I riu shqiptar kishte me vete edhe një armë. Ai u përpoq të hidhej mbi një gardh për të hyrë në aeroport, por ishte i pasuksesshëm. Oficerët e sigurisë të dielën në mëngjes në Parkun e Aviacionit vunë re një makine të zezë qe iu afrua murit afër zonës së qëndrimit të avionëve.

bektash.jpg

Televizioni i Maltës informoi se disa çaste më vonë shoferi doli nga makina dhe u ngjit mbi pjesën e rrethimit duke u përpjekur të kapërcejë atë. Rezultoi se makina ishte e vjedhur, ndërkohë që brenda mjetit u gjet edhe një sasi droge. Më vonë, shqiptari u identifikua si 27-vjeçar Begtash (Bektash) Muka i kërkuar nga Policia për grabitjen e bizhuterive në Sliema në tetor të vitit të kaluar. Vlera e bizhuterive ishte gjysmë milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117