Djali 17-vjeçar i deputetit Mhill Fufi është arrestuar pasi së bashku me shokun e tij kanë rrahur një 16-vjeçar. Geri Fufi dhe R.S, dy ditë më parë përballë shkollës “Besnik Sykja” kanë goditur me grushta D.S. Djali i Fufit është arrestuar edhe në vitin 2015 pasi ka kërcënuar një bashkëmoshatar se do ta vriste.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëmoshatarë të tij ndërsa pistoletën e fshehu në çantën e një shoqeje të klasës.