Një 30 vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Personi i arrestuar është Zani (Sazan) Çaushi, 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec-Korçë. Gjykata kishte marrë caktuar masën e sigurisë një vit më parë, ndaj të riut.
“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr 42, datë 10.11.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal” informoi sot policia e Korçës.
Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat.