INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet marrëveshja PS-LSI, ulet akciza e gazit të lëngshëm

Arrihet marrëveshja PS-LSI, ulet akciza e gazit të lëngshëm

Publikuar më: 18:29 12-12-2016

Dy forcat politike të mazhorancës, PS dhe LSI, më në fund ranë dakord për një reduktim të nivelit të propozuar nga financat për akzicën 13 lekë për litër, lidhur me gazin e lëngshëm të automjeteve.
Fillimisht kjo akcizë u vendos të ishte 13% por pas kundërshtimeve të forta nga LSI, deputetët e PS shkuan në 9%, por sot Komisioni i Ekonomisë ka miratuar akcisën e gazit të lëngshëm në vlerën 8%. Në fakt, LSI pati kërkuar që kjo taksë të mos vendosej, por pas konsultimeve mes grupeve paralmentare dhe qeverisë u pranua propozimi i deputetit Anastas Angjeli për reduktimin me 5 lekë për litër.

Futja e akcizës së gazit që deri tani është 0, pritet të hyje në fuqi vitin e ardhshëm me fillimin e zbatimit të vitit të ri buxhetor.

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566