INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ARRSH: Aksi rrugor Elbasan-Tiranë, i bllokuar për disa ditë

ARRSH: Aksi rrugor Elbasan-Tiranë, i bllokuar për disa ditë

Publikuar më: 14:50 09-12-2017

Shembja e masivit shkëmbor në rrugën Elbasan-Tiranë do të bllokojë këtë aks për disa ditë. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). “Situata nuk është normale. Ka pasur rrëshqitje masive shkëmbore dhe aksi Elbasan-Tiranë është i bllokuar. Lëvizja e automjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër. Ndërkohë kjo situatë do të zgjasë për disa ditë, pasi do të kryhen punime”, është shprehur kreu i ARRSH Afrim Qendro. Masivi shkëmbor u shemb mëngjesin e sotëm në Mamël. Rruga Elbasan- Tiranë është zënë nga një masiv dheu 2 kilometër para se të futesh te tuneli. Sipas autoriteteve kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut, e për pasojë, gurët kanë bllokuar kalimin e mjeteve në sensin Elbasan-Tiranë. Policia bën të ditur se në sensin nga Tirana në Elbasan vijon lëvizja normalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225