INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Marku: Vettingu i ka bërë prokurorët të pasigurtë

Arta Marku: Vettingu i ka bërë prokurorët të pasigurtë

Publikuar më: 11:12 27-05-2019

Procesi i vettingut ka pasur ndikim negativ tek prokurorët. Kjo është e pranuar nga kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku gjatë një raportimi në Kuvend.
“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt. Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha kryeprokurorja.

Marku foli për rezolutën e 2017, ku Kuvendi i kishte kërkuar Prokurorisë që të rriste numrin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar. Ajo tha se gjatë vitit 2018, “73 persona janë ndaluar për korrupsion”, por shtoi se “ka pasur mungesë të referimeve nga ana e policisë për veprën e korrupsionit”.

Deri në këtë periudhë, Kryeprokurorja raporton se në total ka pasur 41 procedime për veprën për grup të strukturuar kriminal. Marku tha se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale.

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035