INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Hoxha tregon telefonatën me Astrit Bilalin. 'I vëllai përkrahës i Lulzim Bashës'

Artan Hoxha tregon telefonatën me Astrit Bilalin. 'I vëllai përkrahës i Lulzim Bashës'

Publikuar më: 15:16 30-03-2019

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se njëri prej vëllezërve të ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Shkodër, Astrit Balili e ndjente rrezikun që i kanosej pasi kishte muaj të tërë që nuk dilte nga shtëpia.

“Dje kam komunikuar me të, kishte shqetësim në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër dhe me mos reagimin e policisë për ngjarjet e fundit në Shkodër. Kishte kohë që rrinte i mbyllur dhe bënte lëvizje shumë të kufizuar. Dilte nga shtëpia vetëm për tu kujdesur për kuajt”, u shpreh Hoxha në Report TV.
Hoxha bën me dije se viktima tjetër, Ibrahim Bilali është themelues i PD në këtë qytet. Është njeri që ka aktivitet edhe ka qenë përkrah liderit të PD, Lulzim Basha.
'Situata e rëndë s’ka gjasa të qetësohet. Policia e paaftë për të parandaluar këtë serial vrasjesh. Mund të ndodhë në ’97-ën por jo sot. Paralajmërohet në media, ndodh dhe pasi ndodh edhe asgjë, vetëm në Shqipëri. Vetëm të shohësh mesazhet që i ndjeri ka dërguar zbulon një seri ngjarjesh që kanë ndodhur. Ka prova, video dhe regjistrime. Drejtuesit e policisë të japin dorëheqjen. Në pamundësi që t’i të përmbushësh objektivat, më mirë largohu. Ngjarja e sotme s’ka lidhje me përditshmërinë. Dy vëllezërit Bilali, njihen, Brahimi është themelues i PD në këtë qytet. Është njeri që ka aktivitet edhe ka qenë përkrah liderit të PD, Lulzim Basha. S’më rezulton askund i implikuar. Banesa e Bilalëve është në Kiras. Të gjithë e dimë kush e kontrollon lagjen Kiras', u shpreh gazetari Hoxha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541