INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Lame i shoqëron vetë dhe i “detyron” gratë vartëse të ekzaminohen....

Artan Lame i shoqëron vetë dhe i “detyron” gratë vartëse të ekzaminohen....

Publikuar më: 14:37 11-10-2017

E pazakontë që një drejtues i lartë dhe pikërisht ai i ALUIZNI-t, Artan Lame ka shoqëruar vetë gratë dhe vajzat që punojnë me të për tu ekzaminua në lidhje me tumorin e gjirit. Vetë ai nëpërmjet një postimi në facebook kërkon solidaritet dhe vëmendje në këtë muaj që ka simbolikë ndërgjegjësimin për diagnostikimin e herëshëm të kancerit të gjirit. Ai ka postuar edhe një foto ku duken gratë në hyrjen e Spitalit Ushtarak ku dhe kanë kryer kontrollin.

Ja çfarë shkruan Artan Lamenë facebook:
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit. Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë egzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën. Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.
Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.

Article Logic
Execution time: 0.0040438175201416