INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artikull për ekzekutimin e liderëve të vendit me plumb në kokë, arrestohet botuesi

Artikull për ekzekutimin e liderëve të vendit me plumb në kokë, arrestohet botuesi

Publikuar më: 08:12 15-06-2018

Një botues është ndaluar nga forcat e policisë për shkak të një artikulli që ai shkroi për marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.  Botuesi i gazetës "Makeleio", Stefanos Chios, u arrestua të enjten për një kryeartikull ku thuhet se presidenti grek, kryeministri dhe ministri i jashtëm duhet të gjithë të qëllohen në kokë me plumb për shkak të marrëveshjes së emrit midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Lajmi është publikuar nga e përditshmja greke "Kathimerini".  Fotoja e publikuar në “Makeleio”  tregon Prokopis Pavlopoulos, Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi, ndërsa në tekst shkruhej: "Skuadra e ekzekutimit me një plumb në kokën e tyre". Chios, i cili ka një histori të mirëfilltë me ligjin mbi titujt ofensivë dhe gjuhën e përdorur, u arrestua jashtë zyrave të gazetës në Kallithea, pasi një prokuror urdhëroi një hetim të menjëhershëm paraprak.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127