INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artisti Agim Hushi për një nga ministret e larguara, THEFSH Q....

Artisti Agim Hushi për një nga ministret e larguara, THEFSH Q....

Publikuar më: 14:41 28-12-2018

Pas shkarkimit nga ana e Kryeministrit të disa ministrave, ka reaguar artisti Agim Hushi. Ai në veçanti ka folur ashpër për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Në një postim në facebook ai shkruan se: “Populli thotë thefsh qafën ashtu siç ia theve kulturës për 6 vitet e tua të padenja. Miqtë e mij artistë rroftë arti i lirë!
Gëzuar Vitin e ri të çliruar nga një makth i frikshëm psiqik dhe okult! Suksese në krijimtarinë tuaj! Se di sa do vazhdojë ky gëzim, por të paktën kemi rast për t’iu gëzuar Vitit te ri deri me 7 Janar."

Agim Hushi është tenor me origjinë nga qyteti i Kavajës, i cili pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve, pati një karrierë të shkurtër në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Pas largimit nga Shqipëria, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Budapestit dhe që nga ajo kohë vazhdon të debutojë në shumë nga skenat e botës. Aktualisht ai jeton në Australi.

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615