INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arvizu “largohet” nga DASH, bashkëshortja mesazh prekës

Arvizu “largohet” nga DASH, bashkëshortja mesazh prekës

Publikuar më: 14:45 28-09-2017

E larguan apo është larguar me dëshirë kjo në fakt nuk dihet me saktësi! Ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu nuk do punojnë më në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe një postim prekës në rrjetet sociale ka bërë edhe bashkëshortja e tij që lë të kuptohet se ai ka ikur pa dëshirë.


Postimi i bashkëshortes së Arvizu, Anne:
Nesër është dita e fundit e Alex-it në Shërbimin e Jashtëm. Amerika po lejon që Departamenti i Shtetit të kolapsojë dhe që ekspertiza e tij të avullojë dhe ka ardhur koha që ai të merret me gjëra të tjera.
As Drejtori i Përgjithshëm nuk do të jetë aty për t’i thënë ‘mirupafshim’  dhe shtrënguar dorën. Flamuri i Alex-it do të vijë me postë. Vite më parë, për herë të parë e pashë Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në aksion në Ambasadën tonë në Phnom Penh. U impresionova. Të kthjellët, inteligjentë dhe kreativë-ekipi punonte pa orare dhe kalendarnë çështje që të thyenin zemrën, prostituimi i fëmijëve, trakimi i objekteve me vlerë dhe drogës, korrupsionit të shtrirë dhe sigurinë e amerikanëve në një vend të paqëndrueshëm.
Dhe Alex-i ishte më i miri i të mirëve. Ai e dinte se ishte një nder i madh të punonte për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij. Në darkat zyrtare në Kamboxhia, Mbreti eksentrik (i pazakontë) do t’i këndonte audiencave të tij diplomatike vëmendjengërthyera, dhe gjithmonë e mbyllte programin e tij të gjatë me këngën e vjetër “Sayonara.” Sot, nuk mund të imagjinoj një mënyrë më ‘të huaj’ për ta përcjellë Alex-in nga Departamenti i Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668