INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As mos mendoni të udhëtoni sot për në Blegjikë! Arsyeja…

As mos mendoni të udhëtoni sot për në Blegjikë! Arsyeja…

Publikuar më: 10:37 13-02-2019

Fluturimet e avionëve nga Belgjika dhe anasjelltas do të anulohen këtë të mërkurën për shkak grevës kombëtare të kontrollorëve të trafikut ajror.

Periudha e anulimit është 24 orë dhe ka filluar nga ora 22:00 e së martës. Tre federata të madhe kanë bërë thirrje për mbajtjen e kësaj greve.
Agjencia e trafikut ajror Skeyes tha se nuk kishte asnjë gjë të qartë mbi numrin e personelit në postet kyçe. Gjashtë orë para fillimit të grevës kombëtare, kompania tha se nuk kishte dijeni të mjaftueshme mbi numrin e personelit që do të merrte pjesë.
Mosmarrëveshjet për rritjen e pagave janë në thelb të grevës. Sindikatat bëjnë thirrje për një rritje të pagave, përfitimeve dhe pensioneve për çfarë ata besojnë se duhen për një nivel jetese të arsyeshëm dhe po ashtu edhe për përmirësimin e balancës midis punës dhe jetës.
Shumë kompani ajrore kanë anulluar ose riorganizuar fluturimet gjatë grevës.
Greva do të ketë efekte të kufizuara mbi fluturimet në hapësirën ajrore belge, pasi Skeyes është përgjegjëse për të gjithë trafikun deri në lartësinë 7500 m.
Mbi këtë lartësi, fluturimet janë të kordinuara me ndihmën e organizatës së kontrollit të trafikut ajror të Europës, Eurocontrol, i cili tha se do të bënte publike disa këshilla rutinë sesi të shmangej hapësira ajrore belge.
Vetëm fluturimet qeveritare dhe ushtarake nuk do të preken nga greva

Article Logic
Execution time: 0.0026998519897461