INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ASHR publikon studimin, ja sesi ushqehen fëmijët në shkollat e Tiranës...

ASHR publikon studimin, ja sesi ushqehen fëmijët në shkollat e Tiranës...

Publikuar më: 14:29 10-01-2018

Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës ka bërë një studim për vlerësimin e stilit të jetesës nëpër shkolla.

Studimi është bërë për të vlerësuar shikimin, gjatësinë dhe ushqyerjen e fëmijëve.

Në studim janë përfshirë 800 fëmijë të moshës 8 vjeç.

Si rezultat i studimit mësohet se:

12% e fëmijëve nuk marrin asnjë vakt ushqimor në shkollë

10% marrin vetëm një vakt në ditë

Indeksi trupor i fëmijëve në zonat urbane:

11% nën peshë

11% mbi peshë

Indeksi trupor i fëmijëve në zonat rurale:

19% e fëmijëve nën peshë

9% mbi peshë

4% obezë

Për sa i përket problemeve me shikimin 3-4% e fëmijëve kanë probleme serioze, 17% e fëmijëve nuk mund të ndjekin mësimin, 20% nuk janë vizituar asnjëherë te okulisti.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094