INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Assassin's Creed Odyssey, shfaqen probleme që në fillim

Assassin's Creed Odyssey, shfaqen probleme që në fillim

Publikuar më: 09:10 04-10-2018

Assassin's Creed Odyssey është një lojë open world gjigante, dhe kjo veçori e bën atë një titull të vështirë për çdo pajisje.

Ps4 dhe Xbox One kanë rënë në kompromis në aspektin e cilësisë vizuale dhe rizolucionin, por në titullin Ubisoft për PC mund të luhet 4K me parametrat ultra në 60 frame për sekondë?

Përgjigjja, për fat të keq, është jo. IGN.com ka botuar benchmarkun e integruar në Assassin's Creed Odyssey për të treguar se si loja me këto dy karta të fuqishme NVIDIA luhet.

E pra, në versionin më të ri (dhe më të shtrenjtë) RTX 2080 Ti testi llogarit një mesatare prej 50 frame për sekondë, me një minimum prej 31 fps dhe një maksimum prej 84 fps. Natyrisht GTX 1080 Ti ka shkëlqyer më pak, por jo keq edhe në krahasim me modelin e fundit: 42 frame mesatare, me një minimum prej 27 fps dhe një maksimum prej 71 fps.

Instagram Banner

Me shumë mundësi patch-i i parë do të përmirësojë performancën, por për momentin është praktikisht e pamundur për të luajtur Assassin's Creed Odyssey në 4K për PC, ultra dhe 60 fps , madje edhe me kartën video më të fuqishme në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0039920806884766