INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ata që shkelin etapën kohore të VIZAVE amerikan me të shumtë se ilegalët! Trump vendon masa më të forta...

Ata që shkelin etapën kohore të VIZAVE amerikan me të shumtë se ilegalët! Trump vendon masa më të forta...

Publikuar më: 08:04 29-04-2019

Me miliona të huaj që shkojnë në Amerikë me vizë turistike qëndrojnë dhe pas afateve të përcaktuara kohore. Ndaj në këto kushte Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hartuar një paketë masash të reja për ata, që qëndrojnë ilegalisht pas skadimit të vizës. Në vitin 2018 Shtetet e Bashkuara dhanë më shumë se 9 milionë viza vizitorësh, përfshirë viza për turistë, studentë dhe punonjës të përkohshëm nga e gjithë bota. Një pjesë e madhe e tyre qëndruan përtej afatit të lejeqëndrimit.

Kjo politikë e re do të ndëshkojë vendet që kanë ritme të larta të shkeljes së vizave, duke ndikuar më shumë tek vendet e Afrikës, shkruan Zëri i Amerikës.
Vendet që nuk i pakësojnë rastet e mbiqëndrimit mund të ndëshkohen me rregulla më të ashpra për të marrë viza për në SHBA. Kjo politikë e re shihet si zgjerim i mëtejshëm i pikësynimit të Trump për të pakësuar rastet e imigracionit të paligjshëm përmes kalimit të pautorizuar të kufirit.
“Kongresi duhet gjithashtu të veprojë për të përmirësuar ligjet tona të vjetëruara e të papërshtatshme të emigracionit”- tha Trump.
Sipas planit, disa vende mund të përballen me kufizim të vizave, apo edhe kërkesa që udhëtarët të paguajnë “obligacione paraprake”, të cilat do t'ju ktheheshin kur ata të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara.
Të dhënat qeveritare tregojnë se vitet e fundit, qëndrimet pas skadimit të vizave e tejkalojnë numrin e kalimeve të paligjshme të kufirit, duke përbërë një pjesë të konsiderueshme të rreth 11 milionë njerëzve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA.
Analistët theksojnë se mund të ketë një arsye tjetër përse administrata amerikane po përqëndrohet tek vendet me norma të larta të shkeljes së vizave.
“Këto janë vende më të vogla dhe administrata mund të ndjejë se është më e lehtë për t’u marrë me to dhe pastaj të merret me vende të mëdha, me të cilët ka më tepër lidhje, si Kanadaja, Meksika, apo Britania”, – thotë Rick Su, i Universitetit Buffalo.
Kanadaja, Meksika dhe Britania janë në mesin e 5 vendeve me numrin më të lartë të shkeljeve të vizave, krahas Brazilit dhe Venezuelës.
Administrata Trump ka sqaruar se e konsideron trajtimin e çështjes së shkeljes së vizave një përparësi, me qëllimin “mbrojtjen e taksapaguesve amerikanë”.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373