Një 37 vjeçar nga Tirana është bërë objek i një sulmi me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit tip Volzvagen Tuarekë me targa AA 006 ML, me drejtues shtetasin A.H. 37 vjeç, banues në Tiranë.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fashatin Rrotull në Durrës, ku 37-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tek prindërit në Tiranë.
Deri në këto momente uniformat blu bëjnë të ditur se dy personat janë ende të paidentifikuar janë shpallur në kërkim, ndërsa fatmirësisht, personi që është sulmuar nuk është dëmtuar.
Ndërkohë në vengjarje ka mbërritur menjeherë policia, e cila thotë se gjatë kqyrjes së vendit të krimit ka gjetur 4 gëzhoja.
Njoftimi i policisë:
“Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”.