Një atentat ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit në Tepelenë. Banorët e fshatit Turan janë tronditur nga të shtënat me armë dhe më pas mësuan se shënjestra ishte Saimir Gjoka. Mësohet se shtetasi Gjoka është qëlluar teksa po kthehej në banesën e tij dhe ndodhej në automjetin e tij tip 'Benz'. Menjëherë pas sulmit Gjoka është dërguar në spitalin e Tepelenës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.