INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ATENTATI me 2 të vdekur në Vlorë/ Çipuri HESHT, nuk flet për ngjarjen dhe Gjykata e lë në...

ATENTATI me 2 të vdekur në Vlorë/ Çipuri HESHT, nuk flet për ngjarjen dhe Gjykata e lë në...

Publikuar më: 14:34 21-02-2019

Armando Sulejmani i cili dyshohej se ishte objektivi i atentatit të 17 shkurtit në qytetin e Vlorës, ka marrë masën e sigurisë ''arrest me burg'' nga Gjykata e Vlorës.

Por i ashtuquajturi Çipuri duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë për ngjarjen ku i vranë dy miq.

Armando Sulejmani duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë në lidhje me atentatin ku ai mbeti i plagosur dhe i vranë miqtë e tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani.

39-vjeçari nuk ka bërë asnjë deklarim para gjyqtarëve që i caktuan masën e sigurisë "arrest me burg".

Seanca u mbajt në spitalin e Vlorës, ku Sulejmani po trajtohet për dy plagët që mori në atentatin e 17 shkurtit në zonën e ujit të Ftohtë. Prej aty ai do të do të transferohet direkt në qelitë e paraburgimit.

39-vjeçari i njohur edhe si Çipuri u arrestua të hënën pasi policia i gjeti një pistoletë pa leje, të cilën dyshohet se e ka përdorur gjatë atentatit që i bënë.

Ndërkohë Policia e Vlorës ka shoqëruar disa dhjetra persona në lidhje me krimin e rëndë, por ende nuk ka autorë të arrestuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162