INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati ndaj Nard Polisë, zbardhen dëshmitë e tre të arrestuarve në Shkodër

Atentati ndaj Nard Polisë, zbardhen dëshmitë e tre të arrestuarve në Shkodër

Publikuar më: 11:37 26-03-2019

Pas vrasjes së Nard Polisë në Shkodër është zbardhur dëshmia e tre të arrestuarve.

Tre të ndaluarit nga ana e Policisë së Shkodrës kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, i cili u qëllua me 20 plumba në fshatin Grudë të njësisë Rrethina në Shkodër, shkruan Balkanweb.

Ditën e djeshme u arrestuan tre persona të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes së biznesmenit Nard Polia.

Në pranga u vunë shtetasit Gilbert Toma, 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër, Kleandro Toma, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër dhe Alfred Martini, 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. S., 27 vjeç.
Nard Polia, 35, vjeç u ekzekutua 6 ditë më parë me breshëri plumbash në makinën e tij tip Fuoristradë.

Policia vendore në njoftimin e saj bëri të ditur se dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip ‘Audi’ viktimën Nard Polia.

Më pas e njëjta makinë sipas policisë është vërejtur pas këqyrjes së kamerave të sigurisë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar dogji motorin tip ‘T Max’ me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.

Kjo makinë e cila dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe më pas del edhe tek vendi ku u djeg motori tek kamerat e sigurisë ka çuar policinë në ndalimin e tre shtetasve. Mjeti tip ‘Audi’ është në pronësi të shtetasit Alfred Martini i cili është një prej të ndaluarve. Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit shtetasit K.S i shpallur në kërkim dhe 27-vjeçari që dyshohet si autor i vrasjes ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites, pretendon i ndaluari Alfred Martini.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369