INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ATENTATI NË SHKODËR/ Vritet me plumb në kokë, flasin familjarët e viktimës: Nuk kemi...

ATENTATI NË SHKODËR/ Vritet me plumb në kokë, flasin familjarët e viktimës: Nuk kemi...

Publikuar më: 14:41 15-11-2018

Pas atentatit të djeshëm në Shkodër kanë reaguar familjarët e Fatos Ferrcakut. Ata kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte me askënd.

Deri tani mbi 40 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për ekzekutimin e Fatos Ferracakut, por ende nuk ka një të dyshuar. Sipas grupit hetimor vrasja është kryer nga profesionistë dhe motoçikleta e përdorur prej tyre rezulton e paregjistruar në sistem. Një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit në drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkuan edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

F atos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.
Fatos Ferrcaku, ishte kushëri me Arjan Ferrcakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator në qytetin e Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Fatos Ferracakut është kryer nga të njëjtit persona që ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit mbetet ende enigmë.

Megjithëse në komisariat u shoqëruan shumë persona ende nuk ka një të dyshuar për krimin. Një ditë pas vrasjes në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkoi edhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike Gjovalin Loka dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941