INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Audio përgjimi - Basha akuzon Ramën që shantazhon gjyqarin shqiptar të Strasburgut

Audio përgjimi - Basha akuzon Ramën që shantazhon gjyqarin shqiptar të Strasburgut

Publikuar më: 13:36 28-08-2018

Një audio përgjim është publikuar sot ku pretendohet se nënkryetari i KQZ, Denar Biba ka biseduar me gjyqtarin e shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku, dhe i ka kërkuar favore për qeverinë shqiptare. Në audio dëgjohet dhe se ai duhet të ndihmojë qeverinë në lidhje me gjyqet e pronarëve shqiptarë dhe madje dhe i thotë qartë se duhet të bëjë kompromis.

Kjo audio bëri, që kreu i PD të shfaqet sot në ekrane pas më shumë se tre javësh dhe të ngrinte akuza të ashpra kundrejt qeverisë Rama duke e quajtur këtë si skandal të përmasave europiane.

“Nënkryetar i Komisiont të Zgjedhjeve është prova me e pakundërshtueshme sesi e sheh dhe projekton Edi Rama drejtësinë. Tregohet qartë se Denar Biba shantazhon gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut që të bëjë kompromis në kurriz të të drejtave. Ky shantazh përbën një rast të parecedent në historinë e Shqipërisë. Engjell Agacci dhe Denar Biba kanë kryer vepra penale të ushtrimt të paligjshëm në kryerjen e detyrës. Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës. Prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0023329257965088