INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autori i masakrës në Orlando, ishte frekuentues i rregullt i clubit gay ku vrau 49 persona [FOTO]

Autori i masakrës në Orlando, ishte frekuentues i rregullt i clubit gay ku vrau 49 persona [FOTO]

Publikuar më: 20:20 14-06-2016

Hetimet tregojnë se Omar Mateen, ishte një vizitor i rregullt i clubit “Pulse” si dhe përdorte aplikacione të takimeve online mes personave gay.

Frekuentues të rregullt të “Pulse” thanë se e kishin parë atë më shumë se 12 herë në club. "Ndonjëherë ai zinte një qoshe dhe ulej e pinte vetëm kurse herë të tjera dehej kaq shumë sa niste të bërtiste dhe bëhej agresiv” thotë një nga rojet e “Pulse”. "Ne nuk flisnim shumë me të por mbaj mend se ai foli për të atin një herë. Na tha se kishte gruan dhe një fëmijë”. Një tjetër i rregullt në club tha se ata kishin shkëmbyer mesazhe në aplikacionet online për takimet gay, por nuk ishin takuar në realitet deri një orë përpara të shtënave.

“Ai ecte pranë meje. Unë i thashë “Hey”, dhe ai m’u përgjigj “Hey” por mund ta shikoje nga sytë që kishte dicka që nuk shkonte.  Ndërkaq, e pyetur nëse ishte apo jo gay, ish gruaja e Mateen thotë se ai asnjëherë nuk kishte shfaqur një të dhënë qoftë verbale apo fizike që të bënte të mendoje se ishte gay kur ata ishin bashkë. Kurse i ati e mohon kategorikisht dicka të tillë me argumentin se nëse ai do të ishte gay, nuk do të kishte bërë atë që bëri.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877