INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autostrada Tiranë–Elbasan, hapet pjesa e mbetur…

Autostrada Tiranë–Elbasan, hapet pjesa e mbetur…

Publikuar më: 17:23 14-03-2019

Autostrada Tiranë–Elbasan është hapur sot në një anë edhe në pjesën e mbetur deri tek tuneli në Ibë.

Në 17 maj, ky aks strategjik do të jetë plotësisht funksional në dy drejtimet e tij. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan hapjen e autostradës.

U deshën 7 vjet për ndërtimin e autostradës, si pasojë e mungesës së një projekti dhe studimi gjeologjik, për të përmbushur standardet europiane të qarkullimit dhe sigurisë.

“E rëndësishme është që po përfundon ky makth dhe pas kaq kohësh po mbaron historia e befasive. Projekti ishte një mizerabilitet total dhe nisesh për t’i rënë shkurt dhe të del gjatë, siç ndodh me të gjitha rrugët që trashëguam. Por tani ka rëndësi që përfundon dhe nga sot faktikisht, në Elbasan shkohet nga rruga e re, pa asnjë pengesë”, - tha Kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984