INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Avionët e SHBA sulmojnë kampin e trajnimit të ISIS në Libi

Publikuar më: 15:48 19-02-2016

Avionët luftarakë amerikanë kanë kryer një sulm në Libi, ku kanë mbetur të vdekur 41 persona, ndërsa 6 të tjerë raportohet se janë plagosur. Sipas SHBA-së, objektivi i sulmit ishte eliminimi i liderit ekstremist tunizian Noureddine Chouchane dhe kampi i trajnimit të ISIS.

Sulmi të premten paradite shkatërroi një ndërtesë në qytetin Sabratha, në perëndim të Tripolit, në një rajon ku dihet se vepron grupi ekstremist.

Libia ka përjetuar kaos dhe pasiguri politike që kur diktatori Moammar Gadhafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra në vitin 2011. Grupi terrorist Shteti Islamik ka shfrytëzuar situatën për të zgjeruar operacionet e tij në shtetin e Afrikës Veriore.

 

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832