Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë duket se është përshkallëzuarsërish pasi kjo e fundit, e ka akuzuar fqinjin e saj për shkelje të hapësirës ajrore të mërkurën.
Gazeta Greke “Protothema” tha se 7 avionë turq kishin shkelur hapësirën ajrore të Greqisë plot 25 herë të mërkurën.
Katër avionë turq, të llojit “6-16” fluturuan mbi ishullin e Farmakonisit, pranë brigjeve Turke ndërsa tre të avionë të tjerë “CN-235” shkelën hapësirën ajrore greke në veriperëndim, dhe juglindje të Egjeut.
Avionët grekë u përgjigjen menjëherë duke interceptuar avionët turq në përputhje me rregullat ndërkombëtare të angazhimit.
Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është rritur këtë vit pasi një gjykatë greke refuzoi ekstradimin e tetë ushtarakëve të akuzuar për grusht shteti në Turqi. Përplasje ka pasur edhe lidhur me dy ishuj të pabanuar në Egje, të cilët pretendohen si nga Athina ashtu edhe nga Ankaraja.