INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avioni italian, prokuroria kundështon policinë. Fakte të reja...

Avioni italian, prokuroria kundështon policinë. Fakte të reja...

Publikuar më: 16:01 15-09-2016

Pas hetimeve nga prokuroria në lidhje me rrëzimin a jo të avionit italian në Ishëm të Durrësit, ky institucion hedh dyshime të tjera shumë të forta duke hedhur poshtë ato të policisë. Prokuroria thotë se avioni i pilotit italian është ulur pa probleme në tokë, por është rrëzuar gjatë kohës që po tentonte të ngrihej sërish në fluturim. Ndërsa polica ka thënë në bazë të dëshmirsë të vetë pilotit se ai u rrëzua dhe ndaj u dëmtua.
Policia ka shoqëruar pronarët e tokës ku pretendohet se u rrëzua avioni për t’i pyetur përse toka ishte e sheshuar, duke krijuar në këtë mënyrë një pistë të improvizuar. Pretendimet e pronarëve janë se toka është sheshuar për hipizëm.
Të dhënat e prokurorisë shtojnë dyshimet se nuk kemi të bëjmë me një defekt teknik siç shprehet piloti italian, por ndoshta diçka tjetër më e rrëndë fshihet pas saj.

Article Logic
Execution time: 0.0030739307403564