INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Tahirit rrëzon Prokurorinë. Nuk ka prova, kërkesa për arrestim e jashtëligjshme

Avokati i Tahirit rrëzon Prokurorinë. Nuk ka prova, kërkesa për arrestim e jashtëligjshme

Publikuar më: 10:16 21-10-2017

Avokati i Saimir Tahirit përballë Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë lidhur me kërkesën për arrestimin e deputetit socialist. Artan handari tha se kërkesë e prokurorisë jo vetëm që nuk është e bazuar në prova por ajo nuk është e bazuar në ligj.
Artan Hajdari:
Kërkesa e prokurorisë e pabazuar në ligj dhe e dyta e pabazuar në prova. Vlerën provës ia jep gjykata, ato janë akte që marrin vlerën e provës vetëm në gjykatë. Ato kanë vlerë vetëm kur ia japin institucionet përgjegjëse. Dy prova ka përmendur në kërkesë organi i Prokurorisë. Akti i shitjes së makinës ndaj një personi që mendohet ose ka lidhje shumë shumë të largët familjarë. Kjo nuk ka vlerë për implikim por ka vlerë vetëm për këta persona. Makina megjithëse është shitur është përdorur nga Tahiri është një tymnajë. Ka ra si indicie jo më si provë, sepse sistemi TIMS nuk tregon se zoti Tahiri ka udhëtuar me këta persona. Do të thotë që në datat që përmendet ajo që thuhet nuk është e vërtetë.
Organi i prokurorisë po abuzon me kërkesat për personin Saimir Tahiri por për disa persona të tjerë.
Nuk ka asnjë implikim qoftë edhe të vetëm që tregon lidhje direkte apo indirekte apo lidhje aksidentale, apo dyshime që mund të krijojnë bindje të organit ën lidhje me veprimtarinë e atij grupi kriminal. Është për të ardhur keq që hetimet që kanë nisur nga italianet prej 4 vitesh dhe u arrit arresti vetëm nga kapja. Nuk ka asnjë provë, në këto kushte nuk paragjykoj vendimmarrjen tuaj por marr parasysh garancitë për çdo deputet përballë një kërkese të tillë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031938552856445