INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati shqiptar “plas bombën”:  Të burgosurit dalin natën nga burgu dhe vrasin njerëz me pagesë

Avokati shqiptar “plas bombën”: Të burgosurit dalin natën nga burgu dhe vrasin njerëz me pagesë

Publikuar më: 19:55 27-09-2017

Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar, Romeo Karaj ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket sigurisë së burgjeve. Karaj deklaroi përmes një postimi në Facebook se sipas informacioneve që disponon, shumë të dënuarve për krime të rënda i është krijuar mundësia për të dalë nga burgu.

Ish-juristi i OSSH saktëson se në bazë të burimeve të tij ky abuzim ka ndodhur gjatë kohës kur krerët e burgjeve kanë qenë të vendosur nga opozita e sotme duke përfshirë këtu Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më tej, Karaj thotë se të burgosurve i krijohej mundësia që të dilnin jashtë me kusht që të kryenin krime të rënda në favor të të interesuarve. Ai wshtw shprehur nw status se disa nga “killerat” kanw dalw tw realizojnw dhe vrasjen e tij por deri tani nuk kanw mundur.

Statusi i plotë i Romeo Karaj:

Para dy ditësh, një miku im, që jeton jashtë, tepër i shqetësuar më vuri në dijeni se: kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm, dalin natën nga burgu, bëjnë vrasje me pagese, dhe gdhihen përsëri të qete në burg, nën mbrojtjen e shtetit. Po dje mora një rikonfirmim të këtij fakti. Bëhet fjalë, pikërisht për burgun 302 në Tirane, ku rri pjesa me llum e krimit, që kanë marre peng këtë vend. Të dalësh nga burgu natën, të besh biznes duke vrarë me pagese, sipas porosive nga lart, dhe te kthehesh ne mëngjes, do të thotë se, alibia është e plotë, e besueshme dhe e pakundërshtueshme. Kështu shpjegohen vrasjet pa autor dhe pa shprese për t’u zbardhur. Kjo gjë ka ndodhur, sipas asaj qe me është thëne, kryesisht nën administrimin e burgjeve nga bandat PD dhe LSI. Kështu shpjegohet pasurimi i pabesueshëm i drejtorëve të burgjeve, të cilët sot po zhgërryhen në luksin e krijuar nga pagesat e killerave. Disa nga këta fundërrinat e burgjeve, kanë dalë të paguar për të realizuar edhe vrasjen time, por që nuk ia kanë arritur dot. Këto fundërrina, si dhe urdhëruesit e paguesit e tyre të çdo lloji e rangu, do te me kenë përballë dhe ju bëj me dije se, kundërpërgjigja ime ndaj tyre, do të jetë direkte, frontale dhe e pamëshirshme. Ne përgjigje të çdo agresioni ndaj meje, do t’i godas këto fundërrina në çdo pikë të tyre, të pasurisë së tyre, të familjes së tyre dhe shoqërisë mbështetëse së tyre, derisa emri te mos ju dëgjohet. Sali, Ilir, Ismailaj dhe jevgjit killera mbas jush, unë po ju pres. Në luftën time ndaj jush, i jam mbështetur Zotit, dhe nuk ma ndjen nëse e gjithë karakatina e qelbur që quhet shtet, është kundra meje. Unë ju sfidoj ta çoni deri ne fund te që keni nisur. Deri tani jam marrë me korrupsionin, por si duket ka ardh dita te merrem edhe me fundërrinat e krimit.

Article Logic
Execution time: 0.0018129348754883