Pasi Gjykata e Lezhës la në burg Endrit Vejsiun, vëllain e moderatores së njohur Alketa Vejsiu i cili u arrestua tri ditë më parë gjatë një aksioni policor mediat kanë fokusuar të atin. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe i ati e priste jashtë gjykatës duke qarë.
Sipas FaxNews Endrit Vejsiu, me pranga në duar i është drejtuar të atit jashtë dyerve të gjykatës së Lezhës duke i thënë: Mos u mërzit baba!
29-vjeçari u arrestua në aksin Milot-Lezhë, pasi policia gjeti në mjetin e tij 4 mina me telekomandë dhe një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.