Një baba ka marrë telefonatën më të frikshme të jetës së tij nga vajza 14 vjeçare pak momente pasi ajo u dëmtua në shpërthimin terrorist në Manchester.
Ella McGovern mori në telefon babain e saj Rockey pak momente pasi ndodhi shpërthimi: “Babi, nuk i lëviz dot këmbët. Ka gjak kudo!”. Menjëherë pas fjalëve tronditëse telefoni është fikur, duke e ngritur familjen në alarm të menjëhershën. Babai i saj i tmerruar ka nxituar nga Skocia për në koncertin në Manchester për ta gjetur vajzën e tij. Ajo u shtrua në spitalin e fëmijëve në Manchester dhe doli që aty në 4 e gjysëm të mëngjesit. Ella kishte të çara tek këmbët të cilat kishin nevojë për qepje por mesa duket asgjë serioze. McGovern ishte një nga 32 nxënësit e shkollës së saj që ishin të pranishme në koncert.