I ftuar në emision Kolaudim Apollon Bace përgënjeshtron ministren e Kulturës. Reagimi i ministres së Kulturës, në lidhje me “Kontratat Kofidenciale”, ka shkaktuar polemika. Apollon Bace ka reaguar kundër dhe i quan përralla fjalët e ministres.
Padyshim çdo dokumentacion administrativ që disponohet në institucionet publike në kuadër të ligjit për informimin në publik është i konsoltueshëm. Po ky ligj përcakton dhe kodi civil dhe procedural që ka elementë siç mund të jenë kontratat që kanë element “konfidencial”, është shprehur Ministrja e Kulturës.
Mesa duket Apollon Bace nuk është aspak dakord, ai është shprehur se ky kofidencialitet nuk ekziston. “Mua më duket sikur ka dalë nga filmat vizatimorë me ato përrallat e saj. Cilët janë këto elementë konfidencialë? Bëhet tenderi që shpallet në internet edhe ai që jep ofertën më të vogël edhe që ka kushtet që i plotëson tamam, fiton atëherë cila është ajo pjesa konfidenciale? Do të thotë çmimi projekti apo çfarë. Kjo në këtë mes ka shkelë ligjin meqë nuk ka bërë tender”.