INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ban Ki-moon: Kërkohet solidaritet global për krizën siriane

Ban Ki-moon: Kërkohet solidaritet global për krizën siriane

Publikuar më: 11:59 30-03-2016

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të tregojnë solidaritet dhe t’i pranojnë afro gjysmë milioni refugjatë sirianë për rivendosje, deri në vitin 2018.

“Ne kemi ndalje të armiqësive, që në masë të madhe po respektohet për më tepër se një muaj, por palët duhet të konsolidohen dhe ta zgjerojnë atë në armëpushim dhe përfundimisht në zgjidhje politike nëpërmjet dialogut”, tha sot Ban Ki-moon, në hapje të Konferencës ministrore të organizuar nga Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, në Gjenevë.

Nga konflikti tashmë pesëvjeçar në Siri janë vrarë së paku 250 mijë vetë, ndërsa afro 5 milionë refugjatë janë larguar dhe kryesisht janë vendosur në rajon.

Ky takim në Gjenevë po bëhet pas konferencës së mbajtur në muajin shkurtnë Londër, me ç’rast vendet nga e gjithë bota kanë shprehur përkushtim për ndihmë në vlerë prej 11 miliardë dollarësh amerikanë, për ta menaxhuar njëren nga krizat më të mëdha të zhvendosjes së njerëzve prej Luftës së Dytë Botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0032150745391846