INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore për Shqipërinë, situata e rëndë politike po frenon bizneset

Banka Botërore për Shqipërinë, situata e rëndë politike po frenon bizneset

Publikuar më: 09:32 02-04-2019

Përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri kanë prezantuar raportin ekonomik rajonal. Teksa prezantuan në veçanti pjesën për Shqipërinë theksuan se muajt e fundit nuk janë gjeneruar biznese të reja për shkak të situatës së rënduar politike. Kjo ka bërë që sipërmarrësit të jenë të pasigurt për të investuar në vendin tonë. “Rritja ekonomike rrezikohet në këtë situatë. Sugjerimi që bën raporti lidhet me faktin këto protesta që vihen re në shumë vende të Ballkanit lidhen edhe vonesat në reformën strukturore. Autoritetet e këtyre vendeve duhet të marrin masa për përshpejtim, duke plotësuar përmirësimin e klimës së biznesit dhe kushte të barabarta konkurrimi. Po, pasiguria politike ndikon. Sa më pak kriza të ketë politika e një vendi, më  shumë investime ka gjasa të ketë, të brendshme dhe nga jashtëme," tha ekspertja e Bankës Botërore Ilda Shijaku.

Sipas raportit të Bankës Botërore për Shqipërinë dhe disa shtet ku ka javë që protestohet si në Mal të Zi dhe Serbi nuk parashikohet rritje ekonomike. Ndërsa për Maqedoninë, Bosnjen dhe Kosovë pritet të vijojë rritja ekonomike. Ndërsa Menaxherja e Zyrës së Bankës Botëror, Salim dha disa porosi me qëllim daljen nga kjo situatë e vështirë.
“Duhen bërë përpjekje për të ruajtur konsolidimin fiskal, zbutur rreziqet fiskale dhe përshpejtuar reformat në sektorin e energjisë në mënyrë që të mbrohet qëndrueshmëria fiskale. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe zbatimit të ligjit mbeten prioritete te ndjekura nga rritja e investimeve në infrastrukturë dhe kapitalin njerëzor,” sugjeroi Maryam Salim.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494