INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Astirit sërish në protestë. Kërkojnë anulimin e projektit

Banorët e Astirit sërish në protestë. Kërkojnë anulimin e projektit

Publikuar më: 18:55 23-12-2018

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe mbrëmjen e së dielës protestën kundër projektit të Unazës së Madhe. Ata kanë bllokuar rrugën, ndërsa me parrulla ‘Poshtë projekti, Burg për Gjiknurin, E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, janë shprehur se nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin dhe burg për ministrin e Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri. Pranë banorëve të kësaj zone shkoi kryedemokrati Lulzim Basha, i cili zhvilloi një takim me disa prej tyre ku foli lidhur me shqetësimin e tyre. Banorët protesojnë për 51 ditë rresht duke  i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga projekti.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992