INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Bulqizës në protestë kundër hidrocentraleve që do i lënë pa ujë....

Banorët e Bulqizës në protestë kundër hidrocentraleve që do i lënë pa ujë....

Publikuar më: 14:28 01-10-2018

Ka dështuar për të tretën herë dëgjesa publike me banorët, për ndërtimin e Hidrocentraleve në Zall të Bulqizës për të cilat ata nuk janë dakord.

Takimin e sotëm, banorët e Bulqizës e zëvendësuan me një protestë në qendër të Gjoricës. Sipas tyre hidrocentralet do t'u marrin atyre ujin e pijshëm dhe ata nuk do të kenë mundësi të kenë ujë dhe për vaditjen e tokave.

Banorët e zonës akuzojnë Kryebashkiakun e Bulqizës se nuk po i përkrah dhe se është pro ndërtimit të hidrocentraleve, pasi në dëgjesat publike me banorët, ai dhe administratori i njësisë Gjoricë, nuk kanë qenë prezentë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030689239501953