Vjedhja e lopëve është kthyer në një problem shumë shqetësues për banorët e njësisë administrative Farkë. Vjedhja e kafshëve ka goditur zonën kohët e fundit. Ky shqetësim u ngrit nga të pranishmit gjatë forumit “Pushtetari përballë qytetarit” i organizuar nga Infinit Plus. Një banor tha se fshatarët kanë humbur shumë lopë dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur. “Katunarët kanë humbur 25 krerë lopë dhe një lopë nuk është gjetur”, tha ai. Kryetari i njësisë vendore Ardian Tufa, deklaroi se janë marrë masa lidhur me problemin e grabitjes së lopëve. Banorët kërkuan të kishte më shumë siguri duke shtuar patrullat policore pasi ky problem ka trazuar zonën prej muajsh. Përveç grabitjes së lopëve dhe kafshëve të tjera, banorët ngritën dhe probleme në lidhje me pronësinë, infrastrukturën, mungesën e një sheshi, bordurave etj.