Banorët e ish stacionit të trenit, që po iu shëmben banesat nga ndërtimi i bulevardit të ri në shënjë proteste kanë rrëzuan rrethimin e vendosur nga Bashkia e Tiranës. Ata kanë hequr llamarinat metalike, duke kundërshtuar çmimin e vendosur për dëshpërblimin e banesave të tyre. Banorët nuk janë dakorta me vlerën monetare, që u ka caktuar qeveria.
Ata pas këtij akti kanë nisur të ngrenë çadra në zonën, ku ndodhet kantieri i ndërtimit me qëllimin të qnëdrojnë aty derisa të kompensohen me çmimet e tregut.
Të pranishëm kanë qenë edhe forcat e policies, të cilët nuk kanë ndërhyrë për të mos shkaktuar përplasje me qytetarët. Deri tani fadromat kanë shembur rreth 11 banesa në kuadër të punimeve, ku do të kalojë Bulevardi i ri i Tiranës, ndërsa dhe ato para që janë caktuar për ta ende nuk I kanë marrë.