INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Banorët e Ndroqit, jo më të izoluar më afër se kurrë me kryeqytetin![VIDEO]

Publikuar më: 15:38 01-11-2017

Mbi 1200 banorë të zonës së Ndroqit vuanin në përditshëri prej izolimit. Me shumë vështirësi u duhej të ecnin për tu afruar me fshatra të tjerë apo e me kryeqytetin, se dhe ajo urë tejet e amortizuar që bënte lidhjen ishte një rrezik i vazhdueshëm.

Dëshmitë e banorëve vunë në lëvizje menjëherë Bashkinë e Tiranës, e cila ka nisur seriozisht të kujdeset dhe për komunitetet jashtë vijës së verdhë. Ura jo vetëm është restauruar totalisht dhe duket si e re po mbi të gjitha është e sigurt dhe i afron banorët me Tiranën.
Ajo sot nuk përdoret më vetëm nga këmbësorët, por dhe nga automjetet.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996