Në zgjedhjet e 8 Nëntorit, kur amerikanët do të zgjedhin pasuesin e Obamës, një shqiptare kandidon për një vend në Kongres. Bëhet fjalë për Suzana Shkrelin, për të cilën presidenti në ikje i SHBA, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e shqiptares.
Obama e ka cilësuar Shkrelin si një lidere të zgjuar dhe të fortë, që do të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave.
“Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to. Suzan Shkreli është liderja që keni nevojë”, ka thënë Presidenti amerikan.
Obama thotë se Shkreli është një kandidate liberale që do të ndihmojë Hillary Clinton dhe demokratët në Kongresin Amerikan për politikat që do të ndërmarrë Clinton në rast se fiton zgjedhjet presidenciale.